Sirena holandeze për Kristalin, tropojani Abazaj nën vëzhgimin e Fejenord

622
Futbollisti më në formë në Superioren shqiptare, mesfushori-sulmues i Luftëtarit, Kristal Abazaj, e ka marrë ftesën e Panuçit për miqësoren me Norvegjinë. Por, nëse në atë ndeshje ai do të ketë minuta në këmbët e tij, do të jetë edhe nën vëzhgimin e një agjenti sportiv holandez i skuadrës së Fejenordit. Për tropojanin ishte edhe skuadra tjetër holandeze Den Hag që insistoi për ta blerë në janar nga Luftëtari, por presidenti i klubit gjirokastrit arriti marrëveshjen me Skënderbeun, që pret të mësojë dënimin e UEFA-s. Gjithsesi, për momentin asgjë nuk është e sigurt, por fakti që Abazaj u grumbullua me Kombëtaren, e rrit edhe më shumë vlerën e tij si lojtar.
Sigal