Shkak kushtet atmosferike, takimi Kukësi-Skënderbeu do të luhet në Tiranë

34
Sigal

FSHF ka bërë me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja Kukësi-Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”, do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Arena e Demave” në Tiranë.

Ky ndryshim vjen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Kukësit.

Vendimi është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Superligës që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.