Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora, Balluku: Ja kur përfundojnë punimet për ndërtimin e aeroportit

24
Sigal

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta  në disa fronte njëkohësisht dhe duket se i gjithë projekti ka marrë formë.

Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, inspektuan punimet, ku u bë me dije se aeroporti parashikohet të përfundojë në fund të 2024-ës, çka i hap rrugë nisjes së fluturimeve në pranverë të 2025-ës.

Zv. Kryeministrja Balluku theksoi gjithashtu se pritet që vitin e parë të operimeve të tejkalohet numri i 1 milionë pasagjerëve vetëm nga Vlora.

Aeroporti i Vlorës do të jenë i treti në vend, pas Tirana International Aeroport dhe atij të Kukësit, dhe pritet të përballojë të gjithë fluksin e turistëve që orientohen drejt jugut si dhe të rrisë konkurrencën në treg.