“Jam më i miri në botë”, Salah vetëshpallet “mbret” në futboll

122
Sigal

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është vetëshpallur lojtari më i mirë në botë – për pozicionin e tij.

Sulmuesi egjiptian sapo është emëruar Futbollisti i Vitit 2022 nga Shoqata e gazetarëve sportivë në Angli pas një tjetër sezoni mbresëlënës për skuadrën e Jurgen Klopp.

Pavarësisht rënies së formës në javët e fundit, ai ka shënuar 30 herë në 48 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe aktualisht është duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë.

Salah nuk ka hezituar të thurë elozhe për veten e tij, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë.

“Nëse më krahasoni me ndonjë lojtar në pozicionin tim, jo ​​vetëm në ekipin tim, por në botë, do të zbuloni se unë jam më i miri”, ka thënë fillimisht Salah për beIN SPORTS.

“Unë gjithmonë fokusohem në punën time dhe bëj më të mirën dhe numrat e mi janë prova më e mirë e fjalëve të mia”.

“Më pëlqen të krijoj gjithmonë një sfidë të re për mua, të punoj në një mënyrë tjetër dhe të bëj një ndryshim dhe kjo është detyra ime”, përfundoi egjiptiani.