Thyen rekordet në Brazil, Taylor Swift këndon para 200 mijë spektatorëve në stadium

31
Sigal

Një sukses i jashtëzakonshëm, mjaftueshëm që Taylor Suift të thyejë një tjetër rekord botëror, atë për numrin e pjesëmarrësve në një koncert të sajin ne Brazil. Mbi 200 mijë të pranishëm në koncertin e 33-vjeçares, ndërsa mijëra të tjerë e ndoqën nga rrugët e qytetit Sao Paulo, në pamundësi për të siguruar një biletë për ta ndjekur nga afër.

Në turin e saj botëror, vetë Taylor e pranoi se kurrë më parë, nuk kishte parë kaq shumë njerëz bashkë. Dhe zyrtarisht u pranua edhe pas eventit: Taylor Suift vendos rekord botëror, për numrin e spektatorëve, në një koncert live. Dhe këtë ia mundësoi edhe stadiumi gjigant i Sao Paulos. Masat e sigurisë në qytet, ishin në nivelin më të lartë, me dhjetëra rrugë të mbyllura, ndërsa këngëtarja dhe ekipi i saj, shoqëroheshin nga mbi 20 automjete policie.

Mediat braziliane i kushtuan rëndësi edhe veshjes së këngëtares, nga fustanet e kostumet Roberto Cavalli e deri tek çizmet Laboutin.

Image