Shikoni këtë gol të çmendur nga 55 metra që u shënua dje në Europa League (VIDEO)

398
Sigal

Kemar Roofe është një sulmues që luan te Glasgow Rangers, por që është bërë i famshëm së fundmi pas një goli të shënuar nga një distancë prej 55 metrash në Europa League. Skuadra që drejtohet nga Steven Gerrard fitoi 2-0, teksa golin e dytë e vulosi Roofe në minutën e dytë të shtesës.

Pas dy driblimeve fantastike në mesfushë, sulmuesi i Rangers befason portierin Bodart me një goditje të kalibruar në mënyrë perfekte. Roofe është anglez, por me origjinë xhamajkane, teksa u transferua nga Anderlecht në verë për 5 milionë euro. Me siguri që mësime e marra nga Gerrard e kanë ndihmua rqë të perfeksionojë goditjet nga distanca të mëdha.