Shumëfishimi i gjobave, Juristi: Politikë zyrtare e financimit të krizës

71

Drejtori i INFOCIP, juristi Gerti Shella, teksa rendit nivelin në lekë të gjobave, shprehet se gjobëvënia është kthyer në politike zyrtare për financimin e krizës. ”Rëndohet politika e gjobave. Gjobëvënia si politikë zyrtare e financimit të krizës”,-shkruan ai.

Propozimet e Ministrisë së Brendshme

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë – 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë – 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë – 15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë