Tensionet për detin, Stoltenberg: Greqia dhe Turqia anulojnë stërvitjet ushtarake

257
Sigal

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi sot anulimin e stërvitjeve ushtarake gjatë festave fetare dhe kombëtare të planifikuara për javën e ardhshme nga Athina dhe Ankaraja.

“Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord mbi një marrëveshje për të anuluar stërvitjet ushtarake të planifikuara për javën e ardhshme”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Stoltenberg e mirëpriti vendimin e të dy palëve.

Lëvizjet, tha ai, zvogëlojnë rrezikun e aksidenteve dhe lehtësojnë përpjekjet për të adresuar çështjet themelore, me ndihmën e ndërmjetësimit gjerman.

Stoltenberg u bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë të shmangin deklaratat dhe veprimet inflamatore dhe theksoi rolin e NATO-s ku vendet aleate mund të takohen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.