Presidenca i përgjigjet Ramës: Mister 1 Prilli pranoi se është autori i sulmeve antikombëtare kundër KF Tiranës

301
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj sulmeve të Ramës ndaj Metës pasi ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Blushi që e cilëson kryeministrin si “buburreci trendi” thotë se më në fund pranoi se është autori i sulmeve kundër ekipit të Tiranës.

Reagimi i kreut të qeverisë erdhi pas raportimit në një media pranë mazhorancës, që shkruante se Meta i dha nënshtetësinë në kundërshtim me ligjin një futbollisti afrikan të Tiranës.

Në një postim në FB, Blushi shkruan:

Nuk kishim asnjë dyshim!Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!