Koronavirusi/ Gjendja e 77 pacientëve te Infektivi: Sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

53

Është rritur papritur numri i të prekurve me koronavirus në vend. Ndonëse në ditët e fundit pati ritme të ulëta, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë shënuar 20 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 243 numrin e të infektuarve.

Ndërkaq, te spitali Infektiv janë aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.

Siç njofton ministria, pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është një pacient i shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.