Mediat çeke: Alpet shqiptare, destinacioni i preferuar

838
I gjithë Veriu i Shqipërisë, së bashku me malet, mund të thuhet pa ekzagjerim se është destinacioni më i dashur për çekët, ashtu siç mund të jenë brigjet e Kroacisë dhe Tunizisë. Kështu shkruajnë mediat çeke, duke iu referuar rastit të vrasjes së çiftit çek ditën e premte në Prekal të Shkodrës, duke e konsideruar ngjarjen një rast të izoluar. shkrimet nisin me përshkrimet e detajuara të natyrës dhe bukurisë së alpeve, të cilat mediat ceke i përshkruajnë si fantastike.
Shqipëria ka Alpe fantastike, bujtina të pakta dhe zona e Veriut është e pa urbanizuar mirë-kështu shkruajnë mediat online, duke dhënë një panoramë të asaj çka ofron veriu i Shqipërisë, përfshirë dhe aspektet deri diku negative, si çmimet qesharake duke nisur nga pagesa prej 3 eurosh për një shishe birrë, apo gëzhojat e armëve që gjendet edhe në zonat më të thella malore, pasojë e armatimit të popullsisë gjatë trazirave të 97. Më shumë se 650 mijë armë u zhdukën nga depot, dhe një pjesë e mirë e tyre ende nuk janë dorëzuar, por fshihen nga poseduesit e paligjshëm.
Ndaj, për këtë arsye mund të ndodhin grabitje dhe vrasje të shumta-shkruajnë faqet online të shtypit cek. Por pavarësisht kësaj, natyra e paprekur nga dora e njeriut, me shtigje të egra duket se ofron më shumë se kaq. Por që nga ngjarjet e 1997-s, Shqipëria ka bërë përparime dhe Veriu, që njihet si zona më e egër e vendit, ka hapur dyert për turizmin, përmes investimeve të shumta-vijojnë përshkrimet, ku thuhet se rastet si ai tre studentëve cekë të zhdukur në 2001 janë të izoluar. 
Shqipëria është konsideruar si një prej vendeve më të sigurt të Evropë. Të njëjtat rregulla siç zbatohen në vendet e tjera të botës, zbatohen edhe këtu-thotë turisti tjetër, i cili veçon bukurinë e natyrës shqiptare dhe besnikërinë e banorëve të zonës. ndërsa një tjetër thotë se sa herë vjen në Shqipëri, i beson rregullave të pashkruara të funksionimit të shoqërisë. nëse ka ndonjë gjë së cilës i besoj, është mikpritja, çka do të thotë se miku i një banori është i paprekshëm-shpjegon në këndvështrimin e tij turisti.
Sigal