Sigal

Në vijim të operacionit “Kalaja” si dhe pas një pune intensive nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat.

Shpallja në kërkim dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij në lagjen “13 Shtatori” gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e  Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,  një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”, parashikuar nga nenet 283/, 278 të Kodit Penal.