Cattenburg: Gabova te goli i Ramos, ja si e kompensova në pjesën e dytë!

271
Sigal

Mark Clattenburg, një nga arbitrat më të mirë në vitet e fundit, e ka pranuar se ka gabuar dy herë në finalen e Championsit në vitin 2016, në duelin mes Realit dhe Atletico Madrid. Sergio Ramos zhbllokoi ndeshjen pas 15 minutash, por ish-gjyqtari anglez e kuptoi vetëm pas pjesës së parë se ai gol duhet të anulohej.

“Në finale, Real Madrid kaloi në avantazh 1-0 në pjesën e parë, por goli ishte pak pozicion jashtë loje dhe e kuptova pas pjesës së parë. Ishte e vështirë, edhe ndihmësi im e humbi këtë rast”, deklaroi ish-arbitri anglez.

Clattenburg gjithsesi në fraksionin e dytë vendosi që të akordonte një penallti për Atleticon, për të kompensuar atë gabim të pjesës së parë.

Pepe dive in Champions League final | Fox Sports

“I dhashë Atleticos një penallti herët në pjesën e dytë, pas një faulli të Pepe-s ndaj Torres. Pepe ishte shumë i nervozuar dhe më tha me një anglishte perfekte: ‘Kurrë nuk ishte penallti, Mark’. Unë i thashë: ‘Goli juaj i parë nuk ishte i rregullt’.

E mbylli. Njerëzit mund të mendojnë se dy gabime nuk mund të bëjnë drejtësi, por gjyqtarët kështu bëjnë. E dija që duke i thënë këtë gjë, mund ta pranonte situatën”, rrëfeu Clattenburg