Askush nuk i ndal më, Union Berlin konfirmohet befasia e Bundesligës

66
Sigal

Union Berlin konfirmohet surpriza e Bundesligës. Të besuarit e Fisherit mposhtën 2-0 Volfsburgun, në ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Siebatchau dhe Becker i dhanë tri pikë skuadrës, duke bërë kështu që ekipi të jetë përsëri në krye të renditjes.

Union Berlin ka grumbulluar 17 pikë, në pesë ndeshjet e fundit numëron 4 fitore dhe 1 barazim. Ndjekësi më i afërt është Dortmund me dy pikë më pak.

Sfida e radhës për ta është Frankfurti, menjëherë pas pushimeve të ndeshjeve të kombëtareve për Ligën e Kombeve.

Askush nuk i ndal më, Union Berlin konfirmohet befasia e Bundesligës