Bastiset stalla e bariut në Devoll/ Policia: Ka marrë dele kontrabandë

144
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku është bastisur stalla e një bariu.

Sipas policisë bariu ka marrë 45 dele kontrabande nga Greqia, dhe i ka futur këto dele përmes kufirit të gjelbër.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.