Shqiptari në Itali aksidentohet me motor, rëndë në spital

292
Sigal

Një 50-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Villa Verucchio, në Itali.

Shkak për plagosjen e tij është bërë aksidenti në vendin e quajtur Villa Verucchio, ku shqiptari humbi kontrollin e motorit ‘Ciao Piaggio’ dhe u përplas jashtë rrugës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 50-vjeçari shqiptar është transportuar me helikopter drejt spitalit në spitalin Bufalini në Cesena.

Mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje kërkuan ndërhyrjen e helikopterit nga Bolonja, pasi gjendja e të plagosurit ishte e rëndë.

Ndërkohë që po trajtohet në repartin e reanimacionit të spitalit, shqiptari është ende në rrezik për jetën.