Sherri me Bakajokon, shfajësohet Gatuzo: Do ta sqarojmë veçmas

489
Sigal

Sërish nerva të tendosura mes Gatuzos dhe Bakajokos. Në minutën e 23-të të takimit mes Milanit dhe Bolonjës, trajneri kuqezi ka thirrur nga stoli Bakajokon për të zëvendësuar Biljan, që u dëmtua. Por mesfushori francez ka thënë se nuk ishte i gatshëm për të hyrë në fushë. Në këtë çast Gatuzo ka humbur durimin dhe ka futur në lojë Hoze Maurin, I cili nuk luante që prej 21 janarit. Mes Gatuzos dhe Bakajokos fluturojnë dhe ofendime. Trajneri i bën gjestin me gishtin në kokë. Replikon lojtari që e çon në djall Gatuzon, kur ky i fundit është me shpinë dhe trajneri i bën gjestin që do të thotë “do flasim më vonë”.

Bakajoko është i fundit që hyn në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes. Asnjë përballje me Gatuzon. Trajneri kuqezi preferoi të fokusohej te ndeshja shumë e rëndësishme për Milanin, që vlente kualifikimin në Champions.

Pas ndeshjes ja reaguar menjëherë mesfushori francez, që ka kërkuar të sqarojë pozicionin e tij. “Nuk mund ta pranoj që të më konsiderojnë nga ata lojtarë që refuzojnë të hyjnë në fushë kur ua kërkon trajneri. U bënë javë që mediat flasin për mua, por interpretimi që po i bëjnë kësaj situate më detyron të flas. Ndodhi vetëm që më kërkuan të bëj nxehmjen dhe më pas më rikthyen në stol. Kisha dëshirë të luaja. Kur po ulesha në stol, trajneri më tha disa fjalë që nuk i prisja dhe unë vetëm sa përsërita fjalët e tij,” thekson ndër të tjera Bakajoko.

Bakayoko Gattuso 0533

Por ka tjetër këndvështrim Xhenaro Gatuzo, që debatin e papriturme Bakajokon e shpjegon ashtu siç di ai, pa rrugë të mesme. “E prita shtatë minuta dhe ende nuk kishte vënë palestrinat ndaj zgjodha Maurin. Gjatë karrierës sime kam çuar në djall shumë trajnerë, por gjithnjë i kam parë në sy. Mua mund të më thonë ç’të duan, e rëndësishme është që të respektojnë shokët e ekipit. Të gjithë mund të më shajnë, por pastaj kur të jemi veçmas në dhomë, do ta shohim këtë punë. Prioriteti është fusha. Në dhomat e zhveshjes do të flasim në mënyrën time, por këtu, tani përpara kamerave nuk mundem,” theksoi Gatuzo, që natyrisht nuk e ka lënë pa sqaruar këtë incident me lojtarin.