Aktorja e njohur mohon thashethemet se vuan nga kanceri

497
Woman in pink bra representing breast cancer awareness month.
Sigal

Edith Gonzalez është një nga aktoret më të dashura meksikane. Por prej disa vitesh ajo është tërhequr nga aktrimi për shkak të kancerit. Vitin 2016 ajo u diagnostikua me këtë sëmundje, dhe miliona admirues nga e gjithë bota i ofruan mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Për fat të mirë, tani ajo është shëndoshë e mirë, por programi televiziv “Ventaneando” njoftoi disa ditë më parë se kanceri i ishte rishfaqur, dhe Edith po kurohej sërish. Lidhur me këtë ka reaguar vetë aktorja e cila ka mohuar gjithcka.

Aktorja 54 vjecare tha në intervistën e saj: “Është e turpshme që publikoni lajme të tilla sepse trembni të gjithë, e sidomos familjen time. E vetmja gjë që kam bërë ka qenë imuno terapia, dhe ajo parandalon rishfaqjen e kancerit. Nuk kam asgjë për të fshehur këtu”.

Përmendim se vitin 2016 tishte vetë Edith që konfirmoi se vuante nga kanceri dhe vazhdimisht falenderonte mbështetësit në të gjithë botën të cilët i dhuronin cdo ditë dashuri. Gjatë asaj periudhe, Edith nuk qëndroi e mbyllur në shtëpi, dhe nuk shfaqej në publik apo evente me paruke. Aktorja shprehej se nuk kishte turp nga vetja dhe të gjithë duhej ta shihnin sic ishte.