Messi ka lindur për të vendosur rekorde, ky është më i fundit

603
Sigal

16 tetori i vitit 2004, do të shënonte ndeshjen e parë të yllit argjentinas Lionel Messi, me skuadrën spanjolle të Barcelonës. Si duket ajo datë rezultoi me fat për “pleshtin”, i cili që prej debutimit të parë nuk ka ditur të reshtë nga rekordet personale.

Sot, Barcelona pret në “Camp Nou” Gironan dhe kjo do jetë ndeshja 424 e Messit në elitën e futbollit spanjoll, ndeshje e cila i jep atij një tjetër rekord. Messi bëhet lojtari i huaj me më shumë ndeshje të luajtura në “La Liga”.

Në 423 ndeshje, pa llogaritur këtë të ditës së sotme, Messi ka shënuar 320 fitore, 66 barazime dhe 37 humbje, ndërsa vetë ai ka shënuar 386 gola, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në historinë e kësaj kategorie.