Shaqiri: Duam kthesën ndaj Fulhamit

397
Sigal

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, ndaj Arsenalit në kampionat dhe Crvena Zvezda në Champions, Liverpool tenton kthesën ndaj Fulhamit.

Në sfidën e programuar për tu luajtur nesër, objektivi i “The Reds” është vetëm 3 pikëshi, pasi në të kundërt do të largohej shumë nga kreu. Këtë e ka pohuar edhe mesfushori-sulmues me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Për faqen zyrtare të klubit në internet, ylli i kombëtares zviceriane i ka bërë thirrje shokëve të ekipit të fokusohen te ndeshja ndaj Fulham nëse dëshiron të qëndrosh në vendet e larta të tabelës.

“Sfidat duhet t’i marrim një pas një. Nuk duhet të mendojmë të marrim maksimumin ndaj çdo kundërshtari, duke nisur nga Fulhami nesër. Pas atij 90 minuti do të mendojsh për kundërshtarin e radhës dhe kështu me radhë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të qenë i suksesshëm, për të qëndruar në nivelin më të lartë, për të punuar shumë çdo ditë. Mos thuaj ‘kemi 27 pikë, kështu që tani mund të pushojmë”.

“Jo, është vetëm fillimi dhe ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë shumë për ta bërë veten më të mirë dhe për të arritur diçka dhe për të qenë me të mirat në botë. Ne jemi në formë të mirë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë shumë“.-deklaroi Shaqiri.

Shaqiri ka kontribuar me një gol dhe dy asistime në 226 minuta të Premier League këtë sezon.