Sfida ndaj Saburtalo-s në Europë, ja si pritet të rreshtohet Partizani

118
Sigal

Partizani luan me Saburtalo në turin e parë të Conference League. “Demat” e Mehmetit sfidën e parë e kanë në transfertën gjeorgjianë në 7 korrik në 19:30, ndërsa një javë më vonë dueli i kthimit luhet në “Air Albania”.

Trajneri Mehmeti duket se ka një ide të qartë për vendosjen e të tijve në fushë, me skemën që pritet të ndryshojë. Nga 4-3-3, me Hotin në fushë Partizani bëhet 4-3-1-2, me numrin 10 që luan pas sulmuesve.

Hoxha apo Rexhepi, Atanaskoski apo Ndreca në mbrojtje, Matondo me Telushin në mesfushë dhe Cara apo Cvetanosvki në sulm, këto janë dilemat e teknikut të kuq.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Hoxha (Rexhepi), Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski (Ndreca), Rrapaj, Murataj, Matondo (Telushi), Hoti, Cara (Cvetanovski), Skuka