Superliga/ Laçi mposht Teutën në “Niko Dovana”, ekipet bëjnë rokadë në klasifikim

15
Sigal

Laçi rikthehet te fitorja në kampionat teksa triumfoi 0-1 në fushën e Teutës, duke zhvendosur pikërisht në vendin e tetë ekipin durrsak, një rival i drejtpërdrejtë për objektivin mbijetesë.

Një ndeshje e dominuar me raste nga Teuta, goditi madje traversën me Dacin, por golin e gjetën miqtë në minutën e 72-të nëpërmjet një kundërsulmi.

William Cordero Melo, e ndoqi deri në fund aksionin dhe në një pozicion të volitshëm nuk gaboi, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit.

Në minutat e mbetura Teuta bëri gjithçka për të shmangur të paktën humbjen, por nuk pati qartësinë e duhur në përmbylljen e aksioneve. Rasti më flagrant ishte ai i humbur nga Gjini në minutën e tetë shtesë.

Në fund festë për skuadrën kurbinase, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Teuta e tetë më pak se Dinamo e vendit të katërt, që është në zonën “final four”.

Klasifikimi: