Kuqezinjtë luajnë ndaj Izraelit për 3 pikët

318
Sigal

Nuk
ka më dyshime, objektivi i vetëm për sfidën ndaj Izraelit është 3 pikëshi.
Kundërshtari i ditës së shtunës është dhe rivali direkt në objektivin minimal
për kombëtaren Shqiptare. Këtë konkluzion e vëren nga fjalët e futbollistëve në
daljet e tyre për shtyp.

Mbrojtësi i
Napolit Elseid Hysaj shpall hapur objektivin e skuadrës në këto eleminatore,
pavarësisht profilit të ulët që kërkon të mbajë trajneri Giani de Biasi dhe
stafi i tij.

“Është një ndeshje e vështirë.
Izraeli është një skuadër e fortë, por ne po pregatitemi, të gjithë duam të
fitojmë. E dimë që një skuadër shkon në Play Off dhe objektivi ynë është të
shkojmë në Rusi. E dimë që është e vështirë por do të mundohemi të bëjmë të
pamundurën, dicka që e kemi treguar edhe me arritjen në europian”, thotë Hysaj.

Pas debutimit në sfidën ndaj
Lichtenshteinit sulmuesi Azdren Llullaku pret një tjetër mundësi për të treguar
vlerat e tij me fanellën kuqezi. 28-vjecari nga Istogu që po kalon një periudhë
të mirë tek Gaz Metan në kampionatin rumun, ndjehet gati për të dhënë
kontributin e tij në sfidën e rëndësishme ndaj Izraelit.

“Jam i pregatitur fizikisht por
nëse do të luaj atë e di vetëm trajneri. Unë jam këtu të ndihmoj skuadrën. Në
Rumani po kaloj një moment të mirë, por kur hy në fushë nuk mendoj për golin,
por për fitoren e ekipit. Nëse shënoj atëhere është dicka më mirë”, deklaroi
Azdren Llullaku.