20 plumba drejt klubit të natës në Kosovë, autorët “kapen” nga kamerat e sigurisë (DETAJET)

131
Sigal

Mediat e Kosovës kanë zbardhur detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj klubit të natës në Prishtinë. Mësohet se në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës janë qëlluar të paktën 20 plumba.

Për pasojë ka pasur dëme të shumta materiale, por asnjë person nuk është lënduar duke qenë se është qëlluar në fasadën e jashtme.

Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe janë parë duke lëvizur me motorë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Ende nuk dihet shkaku i sulmit, por paraprakisht raportohet se mund të jetë bërë ndonjë konflikt i pronarit të diskotekës. Nga Policia e Kosovës nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.