Rihapen dhe njëherë bisedimet me agjentin e Ronaldos, portugezi mund të transferohet te rivalët e Mançester Junajtid

140
Sigal

Kristiano Ronaldo e ka bërë të qartë se nuk do të vazhdojë më me Mançester Junajtid, duke mos pranuar të shkojë as në seancën e sotme stërvitore. Klubi i parë që është hedhur menjëherë në aksion për shërbimet e portugezit është Çelsi.

Përpara disa ditësh, presidenti i “Bluve”, Tod Bohli, kishte një takim privat m e agjentin e sulmuesit 37-vjeçar, Horge Mendesh. Duket se bisedimet për transferimin e tij në “Stamford Bridge” janë rihapur sërish, me mediat që theksojnë se Ronaldos i pëlqen kjo ide.

Edhe pse Mançester Junajtid ka dalë hapur duke thënë se portugezi nuk është në shitje, portugezi sërish duket se do të nisë kontaktet me klubet e interesuara për të dhe këtu përfshihet edhe Çelsi.

Gjithashtu dhe tekniku i “Bluve”, Tomas Tuhel, e admiron Ronaldon dhe e pëlqen idenë e këtij transferimi.