Sezonin e ardhshëm do të luajë me Juventus, Arthur braktis përpara kohe Barcelonën

Aventura e Arthur Melo te Barcelona ka përfunduar më shpejt nga sa ishte parashikuar dhe në mënyrën më të keqe të mundëshme. Mesfushori brazilian, i cili do të luajë për Juventusin sezonin e ardhshëm ka vendosur të mos grumbullohet me skuadrën katalunjase për ndeshjen e Champions League kundër Napolit.

foto galeri

NOA

foto galeri

Ai ka njoftuar klubin se do të qëndrojë në Brazil, përpara se të udhëtojë drejt Torinos, ku do të bashkohet menjëherë me skuadrën e tij të re. Ky vendim i Arthur ka irrituar drejtuesit e Barcelonës, që pritet të marrin masa. Mediat spanjolle e kanë cilësuar qëndrimin e futbollistit si një “rebelim”.

1593465528

Sipas tyre, kjo është një hakmarrje personale e Arthur, pasi klubi “blaugrana” insistoi deri në detyrim, që ai të pranonte tranferimin te Juventus. Braziliani u përdor në tratativat e Barcelonës me klubin juventin për Miralem Pjanic, pavarësisht se dëshira e tij ishte të vazhdonte karrierën në La Liga.