Bën rolin e sulmuesit, Kastriotit Dermaku shënon në Itali

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme me Leçen duke shënuar në barazimin 1-1 me Breshian.

29-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 81-të të takimit, duke shënuar vetëm 5 minuta sapo hyri në fushën e lojës.

NOA

Megjithatë goli i Dermakut nuk e ndihmoi Leçen të merrte 3 pikët pasi Breshia barazoi në minutën e 88-të me Bizolin.

Mbrojtësi kuqezi është pjese e Leçes që nga sezoni i kaluar ku pasi qëndroi për një vit në huazim, verdhekuqtë vendosën ta blinin përfundimisht.

Ky fillim sezoni ka qenë i vështirë për Dermakun pasi një dëmtim e ka lënë jashtë fushë për pjesën më të madhe, por rikthimi me gol mund të jetë vendimtar për një vend titullari në vazhdim.