Deputeti i Lushnjes:Fermerët më dhanë dhuratë një palë çizme për ministren,por…

127
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi solli në Kuvend disa nga shqetësimet e fermerëve në Lushnje.

Gjatë fjalës së tij, deputetit tha se fermerët i kanë dhënë një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por që nuk ka mundur t’i marrë në këtë seancë pasi nuk e ka lejuar garda.

“Disa fermerë më kanë ngritur dosa probleme. Ata më kanë bërë edhe një dhuratë për ministren  e Bujqësisë, një palë çizme por garda nuk më la t’i fusim. Dua të them se në Lushnje kanë shqetësim për farën e domates. Problemi është moslidhja e frutave për një bimë rritur mirë, por me shumë pak fruta, sipas ministrisë së Bujqësisë ka defekt në teknologji apo mbidozë hormonesh, por kjo nuk qëndron sepse në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride. Rasti tjetër është me një skemë piramidë e një sipërmarrësi i cili ka gënjyer fermerët. Ai ka marrë një fond nga Ministria e Bujqësisë për të bërë grumbullimin  e fruta-perimeve. Por fermerët kanë treguar se kjo nuk është realizuar por lekët janë ‘rruajtur’…(janë vjedhur).Tani ky zotëria farën ua serviri, lekët i mori u lidh edhe kontrata pa noter. Ai bëri edhe panair në Lushnje dhe tha se do të konkurrojë Greqinë dhe Maqedoninë, por në fund bëri opingat…”,-tha Korreshi.