Salah, arrihet marrëveshja

372
Mohamed Salah do të transferohet në Romë. Klubi nga Olimpico ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e tij. Mohamed Salah është futbollist i ri i Romës.
Mesfushori ka vendosur të largohet nga Fiorentina, por do të mbetet në Serie A, tek Giallorossët. Roma dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Olimpico, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”. Si pjesë e marrëveshjes, sulmuesi Mattia Destro do t’i bashkohet klubit “Viola”.