Rrëfimi i Kristiano Ronaldos: Arsyeja e largimit nga Reali është presidenti Perez, “Topin e Artë” e meritoj sërish unë

449
Sigal

Kristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë i të gjitha kohërave, dhe ndoshta më i mirë i shekullit 21. Portugezi ka zhvilluar një karrierë të gjatë dhe mbresëlënëse dhe vazhdon ende , në moshën 33-vjeçare, të jetë protagonist në futbollin evropian. Ronaldo, i cili po kalon një sezon pozitiv me Juventusin, pas largimit nga Reali i Madridit, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen franceze “France football”, gjatë së cilës është ndalur në disa çështje që kanë të bëjnë me jetën e tij profesionale dhe private.

Largimi nga Real Madrid

Nuk erdha tek Juventusi për para, pasi në Madrid, fitoja ndoshta dhe më shumë, por tek Reali nuk konsiderohesha më aq i rëndësishëm si më parë. Juventusi, nga ana tjetër, ka treguar që më dëshironte më të vërtetë dhe më ka bërë të ndihem mjaft mirë. Në brendësi të klubit të Realit, dhe në veçanti nga presidenti Perez, ndjeva se nuk po trajtohesha njësoj si në fillim. Gjatë 4-5 viteve të para në Madrid, e ndjeja që isha Kristiano Ronaldo, por më pas kjo ndjesi u largua. Në momentin që filluan zërat për një largim timin, mendova se presidenti nuk do ta lejonte këtë gjë, por ai nuk më shihte si të pazëvendësueshëm. Ai gjithmonë më ka trajtuar si një punë biznesi dhe asnjëherë nuk më ka thënë diçka që të vinte nga zemra e tij”-ka vazhduar rrëfimin Ronaldo. “Zgjedhja për të ardhur tek Juventusi, ishte e duhura për mua. Kam bërë shumë gjëra të mira në Madrid dhe ia kam kaluar momente të pabesueshme, të cilat do t’i kujtoj gjithmonë, me shokët e skuadrës dhe me tifozët. Megjithatë pas 9 viteve, kishte ardhur koha për të ndryshuar ambient”.

Topi i artë

Kristiano Ronaldo e ka fituar 5 herë trofeun e topit të artë (2008, 2013,2014,2016,2017) teksa është renditur ndër më të mirët në 10 vitet e fundit. Gjithsesi, portugezi nuk duket se dëshiron të ndalet, për sa i përket fitimit të trofeve të tjerë. “Ëndërroj që të fitoj topin e 6 të artë, në mënyrë që të kalojë Mesin. Mendoj se e meritoj edhe këtë vit, por fitimi i tij, për mua nuk është një obsesion, pasi e di që jam një nga lojtarët më të mirë të historisë. Unë punoj për të shënuar gol dhe për të fituar ndeshjet.

Akuzat për përdhunim

Kohët e fundit ndaj Ronaldos janë hedhur disa akuza, në lidhje me një përdhunim nga ana e tij ndaj një vajze disa vite më parë. Portugezi i ka mohuar akuzat dhe ka nisur mbrojtjen ndaj padisë. “Kjo ngjarje, është e qartë që ndikon në jetën time. Unë jam një njeri me një reputacion shembullor, kam 1 të fejuar, 4 fëmijë dhe një familje që më qëndron shumë pranë. Një ditë e vërteta do të zbulohet, megjithatë jam detyruar ti jap shpjegime të fejuarës sime, ndërsa djali im, Kristiano Jr, është ende i vogël për të kuptuar. Jam i mërzitur për mamanë dhe motrat e mia të cilat janë në një gjendje të acaruar. Nuk i kam parë kurrë më parë kështu.