Ronaldon nuk u aktivizua gjatë miqësores verore, dy tifozë koreanë fitojnë dëmshpërblim

362
Sigal

Janë bërë të zakonshëm tashmë turnetë verorë ku klubet udhëtojnë para startit të sezonit për të fituar financiarisht, dhe për t’i bërë më shumë publicitet markës së tyre.

Kështu, Juventusi në këtë verë kishte të planifikuar një miqësore me yjet e kampionatit të Koresë së Jugut.

Stadiumi ishte i mbushur në kapacitetin e tij maksimal teksa 65.000 spektatorë prisnin të shihnin nga afër futbollistët bardhezinj dhe më shumë Kristiano Ronaldon. Por, për shkak të një mbingarkese muskulore, ylli portugez nuk zbriti për asnjë minutën në fushë duke shkaktuar pakënaqësi te të pranishmit.

Kështu, dy nga tifozët e pranishëm në stadium vendosën të hidhnin në gjyq kompaninë e biletave.

Dhe, në fakt fituan, pasi tashmë kompania është e detyruar t’i dëmshpërblej me nga 282 euro dy tifozët e pakënaqur, të cilët humbën mundësinë të ndiqnin në aksion CR7.