Basha takon delegacionin e KiE: Vota e garantuar e qytetarëve për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale sa më shpejt

468
Sigal

Pas takimeve që pati  me Presidentin e PE, Davide Sassoli, si dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, kreu i PD Lulzim Basha ka pritur në zyrë edhe delegacionin e KiE.

Pasi përfundoi takimin me delegacionin e KiE, Basha paralajmëron sërish zgjedhje të parakohshme pasi shkruan se rruga e daljes nga kriza kalon nga garantimi i votës që qytetarët të zgjidhin sa më shpejt qeverinë vendore dhe lokale sa më shpejt.

Kryeopozitari ka thënë se Shqipëria e ka jetike mbështetjen nga partnerët dhe miqtë në një kohë që ndodhet në një krizë të thellë pasi krimi e korrupsioni të lidhura me politikën po gryejnë themelet e shoqërisë.

Statusi i Lulzim Bashës

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendit tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.