Interi në telashe, konfirmohet më e keqja për Lukakun: Ja sa do të mungojë sulmuesi

114
Sigal

Stërvitja e të dielës i ka kushtuar shumë shtrenjtë Interit dhe Romelu Lukakut. Sulmuesi belg, ka pësuar një dëmtim dhe ka lënë në mes seancën stërvitore, situatë që konfirmohet se do ta lërë jashtë fushave të lojës për disa ndeshje shumë të rëndësishme për zikaltrit.

Klubi i Interit ka konfirmuar se dëmtimi ishte për fat të keq ashtu siç mendohej dhe kështu, lojtari do të humbiste të paktën ndeshjet me Kremonezen e Milanin në Serinë A si dhe atë me Bajernin në Ligën e Kampioneve.

“Romelu Lukaku iu nënshtrua sot disa kontrolleve në institutin “Humanitas: të Rozanos, pas shqetësimit muskulor që ndjeu në stërvitjen e djeshme në mëngjes. Verifikimet sinjalizuan një tërheqje në muskujt e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave”, shkruante Interi në njoftimin e tij, duke bërë të qartë se lojtari me shumë mundësi do të mungojë përtej kësaj jave të parë nga fushat e lojës.

Mediat italiane raportojnë se përveç ndeshjeve të sipërpërmendura, sulmuesi rrezikon seriozisht të mungojë edhe në sfidat me Torinon dhe Udinezen në kampionat, si dhe duelin ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampioneve.