Arrestohet në pikën kufitare të Bllacës, kosovari kërkohej nga Interpoli

490
Sigal

Një shtetas kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare “Bllacë”, pasi është konstatuar se i njëjti person është në listën e të kërkuarve nga Interpoli.

Shtetasi me iniciale N.G., 60 vjeç, është arrestuar në orën 12:30 pas kontrolleve të kryera dhe u është dorëzuar zyrtarëve policorë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme.

“Në 03.02.2020 në 12:30 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, është arrestuar N.G (60) nga Kosova, për arsye se pas kontrolleve të kryera është konstatuar se i njëjti gjendet në listën e të kërkuarve nga Interpoli”, thonë nga MPB të Maqedonisë Veriore.