Sigal

Reali i madridit është ende në kërkim të një zëvendëësuesi të Cristiano Ronaldos, i cili ka lënë një vend bosh në ekipin madrilen pas largimt të tij tek Juventusi.

Sipas dy gazetave spanjolle Marca dhe As presidenti Florentino Perez po mendon t’i dhurojë tifozëve njërin midis Neymar dhe Mbappe, të dy futbollistë të Psg. Gjthçka do të varet nga sanksionet e mundshme që mund t’i vendosen klubit parizien nga Uefa në lidhje me fair play financiar. Në rast të dënimit nga Uefa ekipi i Psg mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga blerja përfundimtare e Kylian Mbappe(180 milion euro) tek Monaco.

Gjithsesi sipas një versioni tjetër të Marca, mundësitë që Psg të dënohet nga Uefa janë të pakta, dhe nuk do të jetë problem pagesa për blerjen përfundimtare të Mbappe. Për sai përket brazilianit Neymar, klubi parizien kërkon të paktën 250 milion euro, shifër të cilën Reali i Madridit mund ta paguajë pa problem.