FSHF-ja kërkon plotësimi i kushteve të licencimit te Akademitë e futbollit

715
Problemi i licencimit për Akademitë e futbollit që shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, ka qenë objekt i një takimi të zhvilluar në FSHF, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku. Thelbi i takimit ishte fillimi i procesit të Licencimit, plotësimi i kushteve të Licencimit nga ana e Akademive, si dhe plotësimi i të gjitha kritereve për të bërë të mundur licencimin e tyre në aktivitetet për sezonin e ardhshëm 2018-2019. Ecuria e plotësimit të licencimit do të monitorohet hap pas hapi nga FSHF-ja në çdo dy javë, dhe data 31 maji është lënë si afati përfundimtar për plotësimin e këtyre kritereve, për secilën prej Akademive që do të regjistrohet për sezonin tjetër.
Sigal