Real Madrid në garë për Osmihen

139
Sigal

Me vetëm Karim Benzeman në majën e sulmit , Real Madridi nuk e ka të sigurtë ecurinë e mëtejshme , pavarësisht se deri më tani konsiderohet ndër ekipet më të sikletshëm të Champions Leagues .

Koshient për këtë fakt , Carlo Ancelotti ia ka vënë syrin Victor Osmihenit, i cili po zhvillon një sezon fantastik.

‘’ Galaktikët ‘’ e njohin potencialin e nigerianit, lojtar që i ka dhënë përparësi fazës sulmuese të Napolit dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, do të jenë një ndër pretendentët kryesorë të afrikanit.

24 vjeçari deri më tani numëron 24 gola dhe 5 asiste në 29 sfida dhe pretendimi i ekipeve të elitës konsiderohet i pashmangshëm.

Mirëpo një tjetër barrierë që duhet të kalojnë madrilenët për arritjen e objektivit është peticioni i Aurelio Di Laurentis, president i cili ka deklaruar se nuk do ta lejojë largimin e Victor Osmihen nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për më pak se 170 milionë euro, pavarësisht se vlera aktuale e kartonit të golashënuesit arrin 100 milionë eurot.

Numri një i Napolit njihet botërisht për kokëfortësinë gjatë negociatave , sidomos nëse flitet për lojtarët më të rëndësishëm të ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe në rastin konkret Victor Osmihen vijon të mos njohë limite me kryesuesit aktualë të Scudettos , të cilët janë përfaqësuar denjësisht edhe në Champions League.