PSG del kundër grumbullimit të Messit me Argjentinën

Lionel Mesi vazhdon të mungojë për PSG-në, por nuk heq dorë nga Argjentina.

Edhe pse sulmuesi argjentinas vazhdon të mos luajë për parisienët për shkak të dëmtimit, ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lionel Skalonit dhe do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Sigal

Një situatë që ka lënë shumë të pakënaqur klubin francez, i cili insiston se në këtë moment, lojtari duhet të fokusohet te përmirësimi i gjendjes shëndetësore.

Këtë e shprehu qartë drejtori sportiv i klubit, Leonardo, më një intervistë të dhënë për mediat në Francë.

“Nuk jemi dakord që të lejojmë që të shkojë në kombëtare një lojtar i cili për ne nuk është në gjendjen më të mirë fizike apo po zhvillon rehabilitimin. Nuk është aspak logjike dhe këto situata meritojnë të përcaktohen me një akord të FIFA-s”, tha Leonardo.