Kuqezinjtë nisin me mungesa stërvitjen për sfidën me Anglinë

146
Sigal

Përfaqësuesja shqiptare ka nisur sot stërvitjet për ndeshjet e nëntorit ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Trajneri Edi Reja ka pasur sot për herë të parë nën urdhrat e tij lojtarët, duke zhvilluar pasdite seancën e parë stërvitore.

Një seancë për të cilën FSHF bëri të ditur se ka patur 4 mungesa.

Balaj dhe Kumbulla do të udhëtonin vetëm gjatë pasdites së sotme drejt Shqipërisë, kurse Broja do të udhëtojë nga Anglia drejt vendit tonë vetëm gjatë të martës, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Sakaq, në seancën e sotme ka munguar Thomas Strakosha, i cili ka shfaqur probleme në gju dhe me stafin mjekësor ka kryer disa teste më të hollësishme për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm për sfidat e këtij muaji.