LAJM I FUNDIT/ Makina përplaset keq me motomjetin në Tiranë, mbetet i plagosur një nga drejtuesit (DETAJET)

212
Sigal

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. I me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.