Presidenti FSHN, Agim Çiraku: Rezultatet janë premtuese, inkurajoj notarët për rekorde

Duke mos qenë fizikisht i pranishëm në këtë Kampionat Evropian të Notit, Presidentit i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dje për gazetën “Telegraf” deklaroi se ai ndjehet pranë notarëve dhe trajnerit Fetishi, njëherësh edhe u jep atyre kurajë për rezultate të larta në ditët e tjera të garimit. “Pjesëmarrja e notarëve tanë në një Kampionat Evropian është e rëndësishme për shumë arsye. Kjo jo vetëm që i shërben sportit të notit në përgjithësi, por edhe atmosferës sportive në Shqipëri në këtë prag festash të Vitit të Ri. Tek të gjithë notarët në këtë Evropian kam besim për rezultate më të mira, dhe shpresoj që nesër (sot), ta kemi një rekord Kombëtar”, kështu deklaroi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.
NOA