Eliminohen nga Katari, tifozët gjuajnë me shapka

442
Sigal

Vetëm një hap larg finalës së Kupës së Azisë, Emiratet e Bashkuara Arabe të drejtuara nga Alberto Zakeroni kanë humbur me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Katarit. Skuadra e drejtuar nga Sançez konfirmohet befasia e turneut dhe shfaq formë të mirë në prag të Botërorit 2020, që do të zhvillohet pikërisht në Katar.

Pasi mposhti Irakun dhe Korenë e Jugut, Katari eliminon dhe të zotët e shtëpisë duke shkuar në finale, ku do të ndeshet me Japoninë që eliminoi Iranin.

Ndeshja u zhbllokua nga goli i Khukhis në minutën e 22-të, ndërsa dyfishin me Ali në fund të pjesës së parë. Pas dyfishimit nga katarjotët, ndodh dhe episodi i shëmtuar me protagonistë tifozsët vendës, që gjuajnë me shishe dhe shapka lojtarët që po gëzojnë golin. Në pjesën e dytë, Katari shënon dhe dy gola të tjerë, por kësaj here fatmirësisht tifozët nuk kanë më shapka për të hedhur.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri