Vrasja e Fildes Hafizit/ Prokuroria përfundon hetimet për Fadil Kasemin, ja 3 akuzat

634
Prokuroria ka përfunduar hetimet për Fadil Kasemin, i cili akuzohet se vrau ish- bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildes Hafizi. Prokuroia ka dërguar dosjen në Gjykatë, aty ku pritet të jepet vendimi për të pandehurin Fadil Kasemi. Ndaj tij janë ngritur tri akuza, ‘vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘rrëmbim e mbajtje peng personi’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Fadil Kasemit pritet t’i komunikohen sot akuzat, ndërsa sipas Prokuorisë ai ka rezultuar i përgjegjshëm mendërisht.
NGJARJA
Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.
FJALËT E VAJZËS
Vajza e gjyqtares së vrarë reagoi përmes një postimi prekës në “Facebook” pas lajmit të kobshëm, duke e cilësuar babanë e saj, “monstër, që nuk meriton të jetojë”. Përkundër konflikteve familjare, vajza shkruante se nëna e saj u fliste mirë për babanë.

Ajo, madje, ka rrëfyer se Fildezi, edhe pse nuk e shprehte drejtpërdrejt, jetonte në ankth për atë çka mund ta priste nga ish-bashkëshorti. Lidhur me pretendimet e Kasemit, se Fildezi ia mori fëmijët, vajza ka treguar se e vizitonin babanë çdo fundjavë. “Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë edhe jetën, që të na hiqte nga ai plehra”, shkruante vajza e Hafizit.
Sigal