Portieri shqiptar kërkohet në “vitrinën” e futbollit Europian

509
Sigal

Debutoi në Kategorinë Superiore në moshën 17-vjeçare dhe prej vitesh konsiderohej një nga portierët më të mirë në Shqipëri.

Gentian Selmani këtë sezon la ekipin e Laçit duke e transferuar në ligën e dytë në kampionatin turk me skuadrën e Menemsportit. Portieri shqiptar, mund të ndryshojë sërish ekip në janar ose në merkaton e verës.

Ky lajm bëhet i ditur nga media italiane “Calciomercato.it”, që raporton se Lecce dhe Torino kanë shfaqur interes për gardianin kuqezi. Ndërkohë, menaxheri i lojtarit Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me këto skuadra, dhe zbulon se Selmanin e kërkojnë në Gjermani dhe në superligën turke.

Menaxheri i tij shprehet: “Nuk kemi pasur kontakte me Leçen dhe Torinon. Por, presidenti i Menemesporit ka thënë se dëshiron të bisedojë me disa klube italiane. Për Selmanin na kanë ardhur oferta nga Superliga turke dhe nga Gjermania”.