Në Japoni merr jetë ideja: Lojërat Olimpike te Tokjos rrezikojnë të anulohen!

305
Sigal

Por kur do të zhvillohen vallë Lojërat Olimpike të Tokjos? Pas shtyrjes nga kjo verë për më 23 korrik-8 gusht të vitit tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit, është e logjikshme të mendosh se edhe këto data nuk kanë përfudimtare. E sigurt është se Lojërat do të mbahen vitin e ardhshëm, vetëm nëse nuk do të anulohen fare.

Por, sipas të përditshmes “Nikkan Sports”, Harajuki Takahashi, anëtar në Këshillin e Administrimit të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, ka theksuar se shpejt mund të bëhet një raport i ri i situatës ekonomike dhe sanitare në Japoni.

“Japonia dhe ekonomia botëore janë prekur rëndë. Duhet të marrim në kosideratë mundësinë e një tjetër shtyrjeje të Lojërave përara se ato të anulohen”, ka theksuar Takahashi.

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike të Tokjos nuk ka reaguar pas kësa deklarate, duke lënë të nënkuptohet se anulimi i tyre mund të jetë një opsion real.