Parulla dhe duartrokitje për kundërshtarët, si ndryshoi ndeshja në Shkodër

189
Sigal

Tirana mori një fitore të madhe përballë Vllaznisë në ‘’Loro Boriçi’’ duke rimarrë kreun e renditjes pas 7 javësh.

Një ditë para ndeshjes u paralajmërua nga ana e tifozëve për rrëmuja, por ajo çka u pasqyra në stadium ishte krejt e kundërta. Në startin e sfidës, në tribuna u shfaq një banderole ku shkruhej ‘’Dje, sot, nesër… përgjithmonë Vllaznia’’.

Banderola ilustrohej dhe me imazhet e legjendave të shkodranëve me emra si Ferid Rragami, Vioresin Sinani, Elvin Beqiri e Hysen Zmijani. Kjo i dha një hijeshi tjetër ndeshjes duke u bërë një forcë më shumë për lojtarët e Vllaznisë, të cilët nuk arritën të gëzonin tifozët e tyre.

Por pas ndeshjes, tifozët shkodranë kanë bërë një gjest të madh duke duartrokitur lojtarët e Tiranës për performancën e tyre. Futbolli nuk ka nevojë për veprime të dhunshme, pasi detaje të tilla bëjnë diferencat në ndeshje të mëdha.