Goditja më e rëndësishme e Kukësit, rinovon mesfushori Limaj

580
Sigal

Skuadra e Kukësit ka bërë një goditje në merkato. Edhe nuk flitet për një afrim, lëvizja është cilësore dhe e mirëstudiuar pasi Vesel Limaj është një nga elementët kyç të formacionit të Shpëtim Duros.

Mesfushorit i kishte skaduar kontrata, por ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe sot klubi verilindor ka njoftuar hedhjen e të zezës mbi të bardhë, me kosovarin e lindur në Gjermani. 23-vjeçari do të vijojë aventurën e tij me fanelën e Kukësit dhe për 18 muaj të tjerë.

Njoftimi i klubit

Limaj rinovon me Kukësin deri në vitin 2021! Mesfushori Vesel Limaj ka arritur akordin me klubin tonë për zgjatjen e kontratës edhe për nje vit e gjysmë. Pasi u gjet gjuha e përbashkët me klubin, mesfushori rinovoi deri ne verën e vitit 2021. Klubi i uron suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze.