Lojtari më i mirë në fushë, flet “diamanti” i Barcelonës: Për mua ne jemi favoritë për të fituar trofeun

170
Sigal

Barcelona vuajti për të kaluar në çerekfinalen e Europa League, teksa përmbysi me vështirësi Galatasarayn 2-1, për të kaluar në fazën tjetër.

Protagonist në këtë takim ishte padiskutim edhe Pedri, i cili gjeti golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 37-të.

Pas kësaj fitoreje, lojtari katalanas foli për “Movistar”, teksa u shpreh se e dinin se përballja në transfertë do të ishte e vështirë, ndërsa theksoi se sipas tij Barça është favorit për të fituar Europa League.

A ishte i vështirë kualifikimi? Po, është e vështirë të vish këtu për të luajtur, veçanërisht pas 0-0. E dinim që do mbroheshin.

Si ishte goli? E vërteta është se nuk e mbaj mend. E di që Ferran e jep. Mendoj të shkelmoj dhe shënoj.

Seriozisht, nuk ju kujtohet? Në fushë gjërat më vijnë vetë, kam fatin të mos mendoj.

Dhe a është një gol i stilit të Messit? Messi ka shënuar shumë gola të mirë. Të krahasosh veten me Leon është çmenduri.

A ishte barazimi kyç? Por për fat barazuam shpejt. Kjo na ndihmoi të fokusoheshim në ndeshje.

A mund ta fitojë Barça Europa League? Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim. Për mua jemi favoritë. Keshtu mendoj.

“El Clasico”? Ne po luajmë futbollin që na pëlqen dhe po e shijojmë. Kjo tregon dhe shpresojmë që ne të kemi mundësinë për të fituar sepse do të bëjmë gjithçka.