Polemika për një penallti të paakorduar, “El Classico” pa gola në 45 minutat e para

389
Sigal

Real Madrid dhe Barcelona kanë barazuar 0-0 në 45 minutat e para të duelit të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Skuadra e Solarit ka dominuar duke humbur shumë mundësi shënimi.

Në minutën e 15-të, pati shumë polemika për shkak se madrilenët pretenduan për një penallti pas një kontakti mes Semedos dhe Vinicius Junio. Gjyqtari u këshillua me “VAR”, por vendosi për të vijuar lojën pa dhënë 11-metërsh.

Madrilenët ishin dominues teksa do të humbisnin tre mundësi të pastra shënimi, dy me Vinicius Junior, i cili ishte më aktivi në fraksionin e parë dhe me Benzema, teksa francezi u ndal nga Ter Stegen. Kujtojmë që ndeshja e parë e “El Classicos”, ka përfunduar 1-1 dhe me rezultatin aktual, në finale shkon Reali.