Tomas Strakosha mban në lojë Lazion, pritje spektakolare ndaj Nainggolan (VIDEO)

511
Sigal

Lazio e ka mbyllur në disavantazh minimal 1-0 pjesën e parë në transfertën ndaj Cagliarit, por një meritë të madhe se përse rezultati është kaq i ngushtë është e Strakoshës.

Portieri i kombëtares sonë ka bërë një pritje spektakolare pas një kundërsulmi të shpejt të Nainggolan, duke e ndalur tentativën e tij. Strakosha bëri edhe disa ndërhyrje të tjera fantastike duke mbajtur në lojë ekipin e tij.